Tryeza e parë e Dialogut me përfaqësuesit e lartë të partive politike

11 mars 2016 – Sot u zhvillua tryeza e parë e dialogut me përfaqësuesit e lartë të partive më të mëdha politike. Pas përgatitjeve disa mujore, përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s u pajtuan të ulen së bashku dhe ta fillojnë një dialog politik mes qeverisë dhe opozitës. Vetëvendosja nuk mori pjesë.

Përgatitja dhe tryeza e rrumbullakët u mundësua nga Grupi për Ballkan dhe Instituti D4D; ai përfshinte muaj të konsultimeve dhe negociatave në formën e diplomacisë ecejake mes udhëheqësve të partisë që përfundoi me një tryezë të rrumbullakët ku të gjithë u ulën bashkë. Disa ambasadorë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së u ftuan të merrnin pjesë në cilësinë e vëzhguesve.

Pjesëmarrësit e konsideruan ngjarjen si fillim që do ta ndihmonte rindërtimin e komunikimit, dialogut dhe konsensusit mes aktorëve politikë në Kosovë. Njëri prej tyre tha: “Nuk mund të ketë klimë të vërtetë të bashkëpunimit pa kulturë të konsensusit politik”. Nënkryetarët theksuan çështjet që kanë nevojë për dialog politik dhe bashkëpunim; reformën zgjedhore, rregulloren e punës së Kuvendit, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, dialogun me Serbinë, komisionin ndërparlamentar për MSA-në dhe kodin penal.

U theksua nevoja për intensifikimin e dialogut dhe vendosjen e objektivave të qarta me afate të qarta për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në interes të vendit!


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More