4 maj 2016 – Raundi i tretë i dialogut me përfaqësues të lartë të partive parlamentare, i mundësuar nga Grupi për Ballkan dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), u mbajt në Prishtinë. Këtë herë, takimi i përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës përfshinte diskutime për rivendosjen e një atmosfere të marrëdhënieve të punës dhe bashkëpunimin mes partive politike. Nënkryetarët u pajtuan të komunikojnë dhe negociojnë, përfshirë edhe temat për të cilat nuk pajtohen. Negociatorët e partisë autorizuan Grupin për Ballkan që ta hartojë një udhërrëfyes për vazhdimin e dialogut që i përfshin të gjitha çështjet e interesit për partitë dhe vendin. Diskutimet për reformat dhe tema të tjera të identifikuara u përpunuan më tej. Korniza e dialogut dhe metodologjia u diskutuan dhe u miratuan. Grupi për Ballkan fitoi rol të ri në vazhdimin e dialogut politik; kemi marrë përgjegjësinë për ta paraqitur draftin e parë të udhërrëfyesit javëve në vijim. Lexo më shumë