Tryeze e rrumbullaket për dialogun Kosovë-Serbi: Diskutim i Ekipit Negociator me ekspertë dhe shoqëri civile

21 mars 2019 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e rrumbullakët “Dialogu Kosovë- Serbi: Diskutim me ekspertë dhe shoqëri civile”. Kjo tryezë mblodhi anëtarët e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, anëtarë të subjekteve politike, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe ekspertë të pavarur.

Diskutimi u përqendrua në procesin dhe dinamikën e dialogut, zgjerimin e konsensusit politik dhe nevojat e ekipit negociator në lidhje me mbështetjen dhe bashkëpunimin me shoqëri  civile dhe ekspertë.

Përfaqësuesit e ekipit negociator dhe ekspertët debatuan rreth procesit te dialogut, formatit te tij dhe pikat kryesore që do të shtrohen gjatë negociatave në Bruksel. Çështje të tjera të cilat u diskutuan kishin të bënin me kontekstin vendor, rajonal dhe ndërkombëtar dhe angazhimin e akterëve dhe miqve rreth dialogut, dhe qëllimit te arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Po ashtu, në tryezë u diskutua mënyra e zgjerimit te konsensusit dhe bashkëpunimi i ekipit negociator me parlamentin e Kosovës.  Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan temat dhe grupet punuese, një pjesë e të cilave dalin direkt nga platforma e Delegacionit Shtetëror për Kosovën.  

Ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e institucioneve kërkuan nga shoqëria civile që të organizojnë më shpesh tryeza të kësaj natyre me qëllim të diskutimit të çështjeve të ndryshme me rëndësi sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Gjithashtu, u nënvizua nevoja e ofrimit të kontributit dhe përkrahjes nga ana e shoqërisë civile përmes ofrimit të këshillave, analizës dhe ekspertizës së këtij segmenti.

Kjo tryezë ishte vetëm njëra nga format dhe aktivitetet qe Grupi për Ballkan i ndërmerr dhe implementon me qëllim të rritjes së bashkëpunimit politik dhe zgjerimin e diskutimeve dhe debatit përmbajtësor për dialogun me Serbinë, si dhe krijimin e një komunikimi të qëndrueshëm ndërmjet të gjitha palëve prezente në tryezë.

Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimit dhe bashkëpunimi rajonal“, përkrahur nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More