Gratë në politikë dhe vendimmarrje

Fushata “Një Thirrje për Ndryshim” promovon ndryshimin e kuotës së përfaqësimit të grave dhe harmonizimin e Ligjit për Zgjedhjet e Prgjithshme me Ligjin për Barazinë Gjinore.
Grupi për Ballkan përmes kësaj fushate ka për qëllim të veproj drejtpërdrejt në një nga rekomandimet që burojnë nga raportet e politikave Gratë në Politikë I dhe Gratë në Politikë II, dhe letrat e avokimit (1, 2, 3), ku ne nxisim institucionet dhe agjencitë e pavarura të mbështesin harmonizimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me Ligjin për Barazinë Gjinore. Kjo do të thotë të zëvendësohen tridhjetë (30) përqind të kuotës gjinore me pesëdhjetë (50) përqind të kuotës të përshkruara në Ligjin për Barazinë Gjinore.

0:28

Ariana Musliu Shoshi

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme duhet të harmonizohet me Ligjin për Barazi Gjinore”

00:26

Anisa Ismalji

“Ndryshoni kuotat, të ndryshojmë ngjyrat.”

00:30

Agon Batusha

“Për të arritur barazi gjinore, subjektet duhet të rrisin kuotën e përfaqësimit gjinor.”

00:22

Fitore Rexhepi

“50% duhet të jetë kuota deri në një vetëdijesim të kësaj shoqërie.”

00:39

Eliza Hoxha

“Rritja e kuotës do ishte një garanci për përfshirje më të madhe dhe për një delegim të detyrave te gratë – për gratë.”

00:30

Floretë Zejnullahu

“Të ndryshojmë kuotën, për të mirën e të gjitha grave dhe vajzave të vendit tonë.”

00:23

Hajredin Kuqi

“Që të jetë parim i shoqërisë por njëkohësisht edhe mentaliteti i tërë shoqërisë sonë angazhimi për barazi gjinore duhet të jetë i pandalshëm.”

00:26

Donjeta Gashi

“Ndryshimi nis nga mendimi për të vazhduar tek ligjet dhe ajo çka duhet është të menduarit mbi parimet e barazisë!”

00:18

Keka Berisha

“Dallimet nuk janë pjesë e të drejtave të njeriut, andaj duhet t’i luftojmë.”

03:30

Artan Krasniqi

“Duhet të largohet ose të garantohet pjesëmarrja 50-50 nëse shihet që shoqëria ende nuk është gati që deri në këtë masë ta ketë përfaqësimin e gruas në Kuvend.”

3:54

Gyli Beqiri

“Kuota gjinore duhet të ndryshoj. Duhet të barazohet.”

00:22

Duda Balje

“Të ngrisim kuotën e t’i lëmë rezultatet të flasin.”

00:23

Blerta Deliu

“Vetëm parimi i barazisë mes burrave dhe grave do ta bëjë shoqërinë tonë shoqëri të shëndoshë dhe shoqëri demokratike.”