Qëllimi i përgjithshëm i projektit është avancimi i kapaciteteve të gazetarëve për raportimin e përparimit të sundimit të ligjit në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe mbështetja e një bashkëpunimi më të mirë ndërsektorial të odave, gazetarëve dhe shoqërisë civile, në kuadër të secilit shtet dhe vetë rajonit.
Në mënyrë që të arrihen qëllimet e pëgjithshme specifike të projektit, duhet të:
- Përcillet kualiteti i raportimeve mediale për çështjet e caktuara;
- Fuqizohen gazetarët profesionistë, me qëllim të raportimit profesional dhe respektimit të supozimit të pafajësisë, mbrojtjes së të miturve, sigurimit të identitetit të viktimave të mbrojtura, etj;
- Ngritet niveli i komunikimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet avokatëve që janë të njoftuar mirë për standardet e gjykimit të drejtë të gazetarëve;
- Krijohet një front i bashkuar dhe i qëndrueshëm për implementimin e sundimit të ligjit në të pesë shtetet partnere;
- Krijohen linjat e reja të komunikimit ndërmjet odës rajonale të avokatëve dhe OJQ-ve;