Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi lansoi projektin ‘Promovimi dhe komunikimi i benefiteve të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE’

7 Dhjetor 2018 – Mbledhja e Komitetit Drejtues për lansimin e projektit të ri “Promovimi dhe komunikimi i benefiteve të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE ” nga konsorciumi i OJQ-ve Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi u mbajt për të harmonizuar zbatimin e projektit në mes partnerëve të konzorciumit. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Qëllimi është të komunikojë benefitet e dialogut teknik për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë te publiku i gjerë.

Gjatë takimit dy ditor të komitetit drejtues i organizuar nga organizata udhëheqëse e projektit Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), udhëheqësit e OJQ-ve partnere, ekipi i menaxhimit të projektit dhe anëtarët e organizatave partnere detajuan planin e zbatimit, vendosën agjendën e aktiviteteve dhe forcuan kohezionin dhe koordinimin.

Projekti parasheh një numër të aktiviteteve të komunikimit dhe të informimit publik që synojnë promovimin e benefiteve të dialogut teknik, bashkëpunimin  dhe shkembimin, hulumtimin e perceptimeve të qytetarëve dhe angazhimin e opinionit në nivel lokal për të nxitur debatin dhe për të ngritur mirëkuptimin.

Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi u krijua në fillim të vitit 2018, si një mjet për të sfiduar narrativat në nivel shoqëror dhe për të ndihmuar politikëbërësit që të arrijnë marrëveshje në mënyrë më transparente. Konsorciumi përbëhet nga tetë OJQ të të njëjtit mendim: Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), Instituti Demokraci për Zhvillim D4D, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), dhe OJQ AKTIV nga Kosova; dhe nga Serbia, Fondi i Beogradit për Ekselencë Politike BFPE, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BSCP), Lëvizja Evropiane në Serbi (EMinS) dhe Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM).

Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe Bashkimi Evropian. Përmbajtja e marrë nga takimi është përgjegjësia e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pasqyrojë pikëpamjet e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë apo Bashkimit Evropian.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More