Tryezë diskutimi: Reforma e Administratës Publike: Shtytja e Saj Përpara

29 Tetor 2020 – Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizuan tryezën: “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e Saj Përpara”.

Kryeministri Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministri Tahiri dhe Ministri i Punëve të Brendshme Veliu prezantuan planin e Qeverisë për Reformën e Administratës Publike (RAP). Përfaqësuesi Special i BE-së Tomáš Szunyog dhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grøndahl gjithashtu kontribuuan gjatë diskutimit, nën cilësinë e folësit. Tryeza përfshiu nëpunës të lartë civilë nga institucionet dhe agjencitë, përfaqësuesit e huaj, shoqërinë civile dhe donatorët.

Qëllimi i tryezës ishte shtytja përpara e Reformës së Administratës Publike, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura. Përpjekje janë bërë për t’i zbatuar ato; megjithatë, kjo ka qenë e vështirë për shkak të sfidave politike dhe gjyqësore. Megjithëse vendimet nga Gjykata Kushtetuese e kanë lënë procesin në pritje, ekziston një rrugë përpara.

Gjatë tryezës u diskutuan dhe elaboruan ide dhe mënyra rreth veprimeve dhe rekomandimeve të qarta për të kompletuar ligjet e reja dhe për të filluar implementimin e tyre, të cilat kanë për qëllim fuqizimin dhe rritjen e llogaridhënies së administratës.

Ka mjaft hapësirë ​​që Qeveria të veprojë në nivelin ekzekutiv; zhvillimi i politikave mbetet sfidues dhe shpesh ka pak lidhje midis nismave dhe veprimeve të politikave. Planifikimi buxhetor, dhe posaçërisht, ekzekutimi, duhet të përmirësohet, gjë që do të kërkojë trajnim të gjerë për nëpunësit civilë. Proceset e brendshme, linjat hierarkike dhe përgjegjësitë ende kanë nevojë për sqarime, veçanërisht në lidhje me agjencitë e pavarura dhe, në një masë të madhe, administratat lokale.

Kapërcimi i të gjitha këtyre çështjeve do të kërkojë ekzekutimin e veprimeve të mbështetura nga burime të mjaftueshme, dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të efektit të tyre. Të gjitha këto duhet të bëhen me një angazhim politik që nuk ka qenë i pranishëm në të kaluarën.

Grupi për Ballkan prezantoi të gjeturat dhe rekomandimet se si të shtyhet procesi përpara bazuar në raportin e tij “Reforma e Administratës Publike në Kosovë: Një Përpjekje e Vazhdueshme’’

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Grupit për Ballkan dhe nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Qeverisë së Norvegjisë .


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More