Projekti tre-vjeçar “Fuqizimi i paqes dhe shtet-ndërtimit, dhe avancimi i agjendës evropiane” synon të punoj me akterë që ndikojnë drejtpërdrejtnë ndryshime si shoqëria civile, qeveritë, partitë politike dhe media.
Projekti synon të zhvilloj shtet-ndërtimin dhe agjendën evropiane, përmes ndërtimit të konsensusit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, kontributit të ekspertëve, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, edukimit të përfaqësuesve politikë, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të zbatimit të reformave.
Objektivi i Përgjithshëm: Fuqizimi i paqes, ndërtimi i shtetit dhe agjenda evropiane, përmes ndërtimit të konsensusit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, kontributit të ekspertëve, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, edukimit të përfaqësuesve politikë, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit në zbatimin e reformave.