Asociacioni i Komunave Serbe: Kuptimi i pikëpamjeve kundërthënëse të shqiptarëve dhe serbëve

20 janar 2017 – Marrëveshja për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe shënon themelin e mosmarrëveshjes së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë. Parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë, të miratuara në gusht të vitit 2015, sollën më shumë polemika dhe shkaktuan një krizë të pashembullt në Kosovë. Përkrahësit e mbështetën atë si mjet për t’i integruar serbët e Kosovës veriore në juridiksionin e Kosovës dhe për ta avancuar normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Megjithatë, Asociacioni është bërë çështje e ndërlikuar në praktikë. Shumë segmente të shoqërisë kosovare e refuzojnë një Asociacion të këtij lloji. Gjykata Kushtetuese vendosi që ai është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe qeveria ngurron ta zbatojë atë derisa Serbia të paraqesë plane të qarta për tërheqjen e institucioneve paralele që ajo i financon në Kosovë. Serbët e Kosovës e shikojnë Asociacionin nga një këndvështrim shumë praktik: si instrument shpërblimi për integrimin e dhimbshëm në Kosovë dhe zëvendësim për institucionet që largohen e financohen nga Serbia. Serbët u frikësohen reagimeve të shqiptarëve, që janë parë gjatë 24 muajve të fundit, ndihen të padëshiruar në Kosovë dhe shqetësohen se Beogradi do t’i braktisë së shpejti. Komuniteti serb – pala më së shumti e prekur nga dialogu dhe më së paku e përfshirë në të – dëshiron që dialogu për normalizim të vazhdojë, dëshiron që marrëveshja e koalicionit të respektohet dhe kërkon tranzicion të qetë nga sistemi serb në atë kosovar. Lexo më shumë


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More