Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor

30 mars 2021

Grupi për Ballkan publikoi raportin “Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor”. Ky raport paraqet një analizë të agjendave më të debatuara mbi bashkëpunimin rajonal: Zona Ekonomike Rajonale, e ashtuquajtura “mini-Shengen” dhe Tregu i Përbashkët Rajonal.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë ambicien e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kanë shprehur gatishmëri dhe dëshirë për bashkëpunim rajonal. Sidoqoftë, konfliktet e pazgjidhura dhe mosmarrëveshjet dypalëshe kanë çuar në mosbesim të konsiderueshëm në rajon, i cili herë pas here është një burim i paqëndrueshmërisë, duke minuar bashkëpunimin dhe iniciativat rajonale. Nëse ekziston ky mosbesim i thellë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor, arritja e integrimit të duhur ekonomik rajonal dhe integrimi në BE do të jetë sfiduese.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të punojë në shumë fronte, përfshirë zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe përmirësimin e marrëdhënieve me njëri-tjetrin, si parakushti kryesor për përparimin e bashkëpunimin rajonal. Për më tepër, kapacitetet zbatuese do të duhet të përmirësohen dhe bashkëpunimi rajonal do të duhet të jetë më i lartë në agjendën e politikave për qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky raport është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë. Pikëpamjet dhe analizat në këtë raport janë vetëm të Grupit për Ballkan dhe nuk reflektojnë qëndrimet e donatorit.

Raportin e plotë e gjeni këtu.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More