Dialogu Politik: Arritja e marrëveshjeve politike dhe avancimi i shtetndërtimit, përmes dialogut për reforma

Projekti promovon fuqizimin demokratik, bashkëpunimin dhe dialogun për reforma, për t’i dhënë kështu fund krizës politike, nëpërmjet diskutimeve për Dialogun Politik që zhvillohen në kuadër të tij. Tryezat e rrumbullakëta për Dialogun janë një prej aktiviteteve të BPRG që si pilot-projekt u lansua me sukses në mars të vitit 2016, kur anëtarët e lartë të partive politike u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët e cila në fokus kishte gjetjen e rrugëdaljes nga kriza.

Qëllimet:

Qëllimi përfundimtar i projektit është zgjidhja e krizës politike dhe parandalimi i shfaqjes së dhunës, si dhe shtyrja përpara e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.

Duke ndihmuar zhvillimin e raporteve të punës mes të gjitha partive politike, do të krijohet një atmosferë “më normale” e punës, e cila do të kontribuojë në atë që institucioneve t’iu kthehet  funksionaliteti i plotë – veçanërisht Kuvendit.

Përmes identifikimit të temave dhe çështjeve me interes të përbashkët, projekti do të shpiej drejt një marrëveshje politike të nxitur nga reformat, e cila i adreson pikat kryesore të mosmarrëveshjes dhe rezulton me reforma dhe zgjidhje politike konkrete.

Projekti jep një kontribut të rëndësishëm në parandalimin e dështimit të shtetit, i cili ka gati dy  vjet që duket në horizont.

Qëllimet përfshijnë:

Arritjen e konsensusit për çështjet kryesore politike të Kosovës (përfshirë këtu dialogun me Serbinë)

Mundësimin e funksionimit të plotë të institucioneve (përfshirë këtu kthimin e partive opozitare në Kuvend)

Zhvillimin e kulturës së dialogut politik në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More