Grupi për Ballkan filloi Programin Ekzekutiv 2021 “Të Rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike; Trajnim për Politika Publike dhe Shkathtësi ”

09-12 Qershor 2021

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e parë të Programit Ekzekutiv 2021 “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”. Tridhjetë anëtarë të rinj të të gjitha partive politike morën pjesë në një trajnim intensiv për të mësuar tema dhe shkathtësi të reja. Pjesëmarrësit ishin nga 16 komuna të ndryshme.

Fjalën hyrëse e mbajti Sh.T. Jens Erik Grøndahl, Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë. Ambasadori Grøndahl theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis partive të ndryshme politike, si një nga faktorët kryesorë për suksesin e një shteti.

Trajnimi përfshiu lëndë si: Integrimi Evropian, Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu Kosovë-Serbi, Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, Zhvillimi Ekonomik, Politikat Arsimore, Politikat Shëndetësore dhe Përfshirja Gjinore dhe Sociale. Lëndët u ligjeruan nga profesionist të lamive.

Pjesëmarrësve iu ofrua ekspertizë dhe angazhim në aktivitete ndërvepruese si: zhvillimin e aftësive në ciklin e politikave, komunikimin me akterë të ndryshëm, konceptimin e dokumenteve të politikave dhe shpërndarjen e tyre, simulimin e negociatave dhe dialogut, hartimin e memorandumeve dhe të menduarit kritik e konceptual.

Si pjesë e Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”, Grupi për Ballkan organizoi një vizitë studimore në dy institucione të rëndësishme publike: Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Pjesëmarrësit e rinj patën një mundësi unike për t’u takuar me shefat dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Besian Mustafa (LDK), Mimoza Kusari Lila (LVV-Alternativa), Abelard Tahiri (PDK), Besnik Tahiri (AAK) si dhe Nënkryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, bënë një përshkrim të arritjeve të tyre profesionale dhe pengesave nëpër të cilat kanë kaluar për të arritur këtu ku janë sot. Ata i këshilluan të rinjtë të vazhdojnë të vendosin qëllime dhe ta lejojnë veten të përparojnë duke punuar shumë, dhe duke mos nënvlerësuar rëndësinë e përfshirjes së tyre qytetare. Ata i këshilluan të rinjtë se si të frymëzojnë njerëzit përreth vetes, si të ndërtojnë rrjetet e tyre të qëndrueshme dhe si të shfrytëzojnë njohuritë e tyre për të marrë vendime të duhura. Në fund studentët parashtruan pyetje interesante duke u përfshirë në diskutime me deputetët të cilët i takuan.

Auditori i Përgjithshëm Z. Besnik Osmani dhe ekipi i tij përgatitën një prezantim të gjerë për rolin e ZKA-së, si dhe mënyrën se si funksionon procesi i auditimit të një institucioni publik. Për më tepër, Auditori i Përgjithshëm ekzaminoi marrëdhëniet midis ZKA-së dhe rolin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës. Pas prezantimit, pjesëmarrësit kishin pyetje shtesë mbi përvojat personale të Auditorit të Përgjithshëm rreth drejtimit të institucionit dhe lidhur me sfidat e përditshme me të cilat përballet në përmbushjen e mandatit të tij.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë. Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More