Grupi për Ballkan ka publikuar analizën e politikave Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Reformimi i Sekretariatit apo krijimi i Agjencisë për Siguri

27 shtator 2022

Grupi për Ballkan ka publikuar analizën e politikave Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Reformimi i Sekretariatit apo krijimi i Agjencisë për Siguri

Kjo analizë ofron një pasqyrë të problemeve që pamundësojnë funksionimin e plotë dhe të duhur të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe rekomandimet për ndryshime ligjore dhe strukturore, të cilat do të përmirësonin funksionimin e tij.

Si institucioni më i lartë këshillëdhënës për sigurinë në vend, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, deri më sot është përcjëllë me probleme të mëdha, sidomos në koordinimin ndërinstitucional, kompetenca të kufizuara të Sekretarit si dhe mungesës së kapaciteteve të Sekretariatit dhe një mekanizmi që do të udhëhiqte apo koordinonte të gjitha aktivitetet.

Ky institucion kyç për politikat e sigurisë, është lënë anash nga të gjitha qeveritë e deritanishme, duke mos shfaqur gatishmëri e vullnet për konsolidimin e plotë të tij.

Një mangësi tjetër që nuk lejon funksionimin e mirëfilltë të tij përbën edhe mungesa e Ligjit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila në mënyrë sipërfaqësore është e rregulluar me Kushtetutë.

Rekomandimet kryesore të dala nga kjo analizë konsistojnë në:

  1. Riorganizimin e Sekretariatit dhe kompetencave të udhëheqësve të tij dhe
  2. Shndërrimin e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës në Agjenci për Siguri (Kombëtare) Brenda Zyrës së Kryeministrit.

Për t’a plotësuar analizën, Grupi për Ballkan ka krahasuar Këshillat e Sigurisë në vende të rajonit dhe më gjerë.

Konsiderojmë se përmbushja e rekomandimeve të paraqitura në analizën tonë, do të shndërrojnë KSK-në në institucion funksional dhe i cili do të përmbushë qëllimin e krijimit të tij.

Analizën e plotë e gjeni KËTU.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More