28 tetor 2022
Grupi për Ballkan lansoi platformën më të re, “Policy Idea LAB”. Kjo platformë synon të sjellë hapësirë të re, ku zyrtarët, ekspertët, komuniteti i OSHC-ve, akademikët dhe zyrtarët e tjerë publikë, mund të ndajnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për çështje të rëndësishme të politikave për vendin.
Policy Idea Lab do të shërbejë si një hapësirë krijuese, e cila analizon politikat komplekse dhe ofron analiza dhe rekomandime për institucionet publike, komunitetin e politikave dhe publikun e gjerë. Policy Idea Lab do të bëhet një platformë vjetore, me qëllim që të angazhojë të gjithë aktorët në zhvillimin e zgjidhjeve konkrete.
Këtë vit, Grupi për Ballkan ka zgjedhur tre tema të rëndësishme për t’u trajtuar gjatë edicionit të parë të Policy Idea Lab. Çdo temë kishte 5 – 7 anëtarë, të cilët diskutuan:
Kosova përballë kërcënimeve të sigurisë kibernetike
Migrimi i mjekëve dhe punonjësve mjekësorë
E gjelbër & Digjitale: Ku qëndron Kosova?
Gjatë sesioneve, ekspertët trajtuan çështjet kyçe në lidhje me temat e zgjedhura, nga të cilat udhëheqësit e ekipeve do të bëjnë tre analiza të politikave.
Kjo platformë mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9413-1024x683-1.jpg)
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9373-1024x683-1.jpg)
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9368-1024x683-1.jpg)
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9420-1024x683-1.jpg)
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9413-1024x683-2.jpg)
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9386-2048x1365-2-1024x683.jpg)