Grupi për Ballkan mbajti webinarin “Sundimi i ligjit: Sfidat dhe Mundësitë për Kosovën”

15 qershor 2022

Në kuadër të Rrjetit Alumni “Të Rinjtë në Politikë” Grupi për Ballkan organizoi webinar me temë “Sundimi i ligjit: Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë”.

Webinari u udhëhoq nga Dr. Donikë Qerimi, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. Përgjatë webinarit 2 orësh, të rinjtë patën mundësi të kuptojnë më shumë mbi gjendjen në fushën e Sundimit të Ligjit dhe të diskutojnë rreth Strategjisë kombëtare për sundimin e ligjit 2021-2026 si dhe për procesin e vettingut.

Në këtë diskutim të pranishëm ishin të rinjtë nga partitë e ndryshme politike, pjesë të Rrjetit Alumni “Të Rinjtë në Politikë”, që u ofron të rinjëve pjesëmarrës një vend për të krijuar rrjetin e tyre profesional, për të avancuar karrierën e tyre, për të ndjekur trajnime, si dhe për të mbajtur kontakte me kolegët e tyre.

Programi Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë” financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More