Grupi për Ballkan organizoi dy vizita studimore si pjesë e programit të saj “të Rinjtë në Politikë”

6 dhjetor 2019 – Si përfundim i grupit të parë të të rinjve të cilët ishin pjesë e programit trajnues në fusha të ndryshme të politik bërjes, Grupi për Ballkan organizoi vizita studimore në dy institucione kyçe publike të përfshira drejtpërdrejt në ciklin e politikë-bërjes në Kosovë. Vizita studimore është krijuar për t’u ofruar pjesëmarrësve të rinj një kuptim më të mirë të procesit të politikave përmes përfshirjes të drejtpërdrejt me punën e institucioneve publike. Pjesëmarrësit e rinj patën një mundësi unike për t’u takuar me shërbyes civilë që janë të përfshirë direkt në procesin e hartimit të politikave.

Vizitat studimor u mundësuan pjesëmarrësve të përfshihen në diskutime të drejtpërdrejta me dy institucione kryesore publike: Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Në ZQM, Drejtori Habit Hajredini priti pjesëmarrësit në zyrë, si dhe u ofroi njohuri personale nga përvoja e tij dhjetëvjeçare duke punuar si shërbyes civil në qeverinë e Kosovës. Për më tepër, z. Hajredini përvijoi hapat kryesorë që qëndrojnë përpara reformave së qeverisjes së mirë të Kosovës dhe ciklin e politikave që i mbështesin ato. Pjesëmarrësit më pas patën mundësinë t’i shtrojnë pyetje shumëllojshme Drejtorit në lidhje me punën e tij të përditshme. Pyetjet nisën në një diskutim të frytshëm mbi konceptimin e strategjive të qeverisë dhe efektet e tyre në vendimmarrje.

Vizita e dytë – në ZKA – u dha mundësinë pjesëmarrësve të marrin njohuri më të mira për një proces shpesh të paqartë për publikun e gjerë: auditimin e institucioneve publike. Auditori i Përgjithshëm Z. Besnik Osmani dhe ekipi i tij përgatitën një prezantim të thelluar për rolin e ZKA-së, si dhe si funksionon procesi i auditimit i një institucioni publik. Për më tepër, Auditori i Përgjithshëm ekzaminoi marrëdhëniet midis ZKA-së dhe rolin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës. Pas prezantimit, pjesëmarrësit shtruan pyetje shtesë mbi përvojat personale të Auditorit të Përgjithshëm rreth drejtimit të institucionit dhe sfidat e përditshme me të cilat përballet në përmbushjen e mandatit të tij.

Për ta përmbyllur ditën, Balkan Group planifikoi një pritje me Shkëlqesinë e Tij Z. Jens Erik Grøndahl, Ambasadori i Mbretërisë të Norvegjisë në Republikën e Kosovës. Takimi me Ambasadorin u prit me një interesim të madh nga të rinjtë të cilët kishin mundësinë të ndanin përvojat e tyre personale nga angazhimi i tyre politik. Pritja ishte një mundësi unike për pjesëmarrësit e të rinjve për të debatuar me një Ambasador, por gjithashtu një mundësi që Ambasadori të mësojë më shumë rreth perceptimeve të të rinjve kosovarë për politikën.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllë “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”. Programi i të rinjvë ofruar nga Grupi për Balkan kërkon t’u ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një shans për të zhvilluar aftësi praktike t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë. Projekti është financuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.




Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More