Grupi për Ballkan lansoi Rrjetin Alumni të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”

1 dhjetor 2021

Grupi për Ballkan lansoi Rrjetin Alumni të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”, në të cilën morrën pjesë mbi 90 të rinjë që kanë mbajtur trajnimin tonë “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”.

Këtë ngjarje e hapi Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, z. Naim Rashiti, i cili veç tjerash prezantoi Rrjetin Alumni, në kuadër të së cilit në vitet në vazhdim do të ketë aktivitete të ndryshme për angazhimin e të rinjëve që kanë qenë dhe do të jenë pjesë e trajnimit.

E pranishme për një fjalë rasti ishte ish Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e cila e çmoi angazhimin e Grupit për Ballkan për përgatitjen e të rinjëve për të nesërmen.

Si një ndërmarrës i suksesshëm, z. Ardian Hoxha mbajti fjalë motivuese para të rinjëve, duke i inkurajuar ata që mos t’i ndalin ëndërrat dhe synimet as pas dështimeve të mundshme.

Të rinjtë më pas punuan në 7 grupe tematike; për çka dhe janë trajnuar, dhe nën fasilitimin e mentorëve të fushës shkruan projekt propozime, të cilat më pas u vlerësuan nga juria e përbërë nga znj. Emira Ajeti (Eksperte e Menaxhimit të Projekteve), z. Çlirim Sheremeti (Drejtor i 4H-Kosova) dhe znj. Diona Grezda (Hulumtuese në BPRG). Tre grupet fituese, projektet e të cilëve do të financohen për implementim deri në 500 euro ishin 1. Grupi për Politika Arsimore, 2. Grupi për Zhvillim Ekonomik dhe 3. Grupi për Bashkepunim Rajonal dhe Dialog Kosove-Serbi.

Fjalën përmbyllëse në këtë ngjarje e pati z. Fatos Mustafa, ish Zëvendës Sekretar i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, i cili promovoi lidershipin politik duke i ftuar të rinjtë pjesëmarrës për të marrë iniciativa së bashku edhe me pjesëtarë të komuniteteve pakicë duke mos i diskriminuar të tjerët.

Në fund të lansimit të Rrjetit Alumni, të rinjtë patën kënaqësinë të pranonin certifikatat e trajnimit nga Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, z. Henrik Width, i cili përgëzoi iniciativën dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjëve në proceset politike.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.

Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë.

Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More