Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” 2022

24 – 28 maj 2022

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” 2022. Tridhjetë anëtarë të rinj të të gjitha partive politike morën pjesë në një trajnim intensiv për të mësuar tema dhe shkathtësi të reja. Pjesëmarrësit ishin nga komuna të ndryshme.

Fjalën hyrëse në këtë grup e mbajti znj. Vlora Tuzi Nushi, Drejtoreshë e UN Women, e cila inkurajoi te rinjtë që të jenë sa më aktiv dhe të luftojnë për përfshirje sa më të madhe të tyre në të gjitha vendimet me rëndësi për vendin tonë.

Si pjesë e Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”, Grupi për Ballkan organizoi dy vizita studimore, njërën në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ku të rinjtë u takuan me Valon Krasniqin – Drejtor i Departamentit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Bujar Sadikun – Drejtor i Departamentit Ligjor si dhe vizitën tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, ku të rinjtë i priti Ministri Armend Mehaj, i cili u foli për funksionimin dhe synimet e Ministrisë.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë.

Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More