KSPAG organizoi mbledhjen e tretë të Komitet Drejtues

10 korrik 2019 – Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) mbajti takimin e tretë të Komitetit Drejtues të organizuar nga OJQ-ja Aktiv në Mitrovicë të Veriut. Anëtarët e konsorciumit të KSPAG shqyrtuan dhe diskutuan aktivitetet dhe ecurinë e projektit “Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar të BE-së Kosovë-Serbi” financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë.

Pas fjalës hyrëse, anëtarët e Komitetit Drejtues analizuan se si aktivitetet e zbatuara kontribuan në qëllimin e projektit për të komunikuar përfitimet e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë tek publiku i gjerë dhe grupet të synuara. Gjatë këtij diskutimi, anëtarët e komitetit drejtues shtjelluan planin e projektit, përmbajtjen dhe kornizën e secilit aktivitet, si dhe detajet mbi planifikimin e komunikimit dhe planifikimit në terren, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet projekti.

Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi u krijua në fillim të vitit 2018, si një mjet për të sfiduar narrativat në nivel shoqëror dhe për të ndihmuar politikëbërësit që të arrijnë marrëveshje në mënyrë më transparente. Konsorciumi përbëhet nga tetë OJQ të të njëjtit mendim: Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), Instituti Demokraci për Zhvillim D4D, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), dhe OJQ AKTIV nga Kosova; dhe nga Serbia, Fondi i Beogradit për Ekselencë Politike BFPE, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BSCP), Lëvizja Evropiane në Serbi (EMinS) dhe Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM).

Takimi i Komitetit Drejtues u organizua me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja që rrjedh nga takimi është përgjegjësi e vetme e Konsorciumit të Grupit të Advokimit të Politikave Kosovë-Serbi dhe nuk mund të merret në asnjë mënyrë për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More