Konkurs për ese

Grupi për Ballkan shpallë konkurs për esetë më të mira !


Esetë duhet të përkojnë me tematikë mbi rëndësinë si:

  • Pjesëmarrje e grave në politikë në Kosovë;
  • Rritja e kuotës gjinore për përfaqësim sa më të drejtë gjinor në Kosovë;
  • Promovimi i gruas në pozita vendimmarrëse në Kosovë.

Bëhu pjesë e konkursit për esenë më të mirë të krijuar nga të rinjtë e moshës 16– 30 vjeç nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Pse duhet të aplikosh?

Përmes këtij konkursi, dëshirojmë të promovojmë temën duke inkurajuar të rinjtë të zhvillojnë zgjidhje inovative dhe të kontribuojnë në debatin publik për këtë çështje të rëndësishme.

Çka do të përfitoni?

Vendi i parë – 250 EUR

Vendi i dytë – 200 EUR

Vendi i tretë – me 150 EUR

Eseja juaj do të publikohet në website të Grupit për Ballkan dhe në të gjitha rrjetet sociale tonat, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Kush e vlerëson esenë tënde dhe a kanë ata ndonjë rregull?

Grupi për Ballkan ka krijuar një Bord Vlerësimi, të cilët do të kujdesen veçanërisht që punimet të jenë autoriale dhe jo plagjiat e të publikuara më herët.

Udhëzimet për esetë tuaja:

Esetë duhet të kenë minimalisht 700 fjalë deri në 1,500 fjalë maksimalisht.

Eseja duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose angleze.

Emaili duhet të përfshijë:

Emrin

Titullin e esesë

Moshën

Lokacionin

Esetë mund t’i dërgoni në email: [email protected]

Për çdo qartësim, mund të na telefononi në 038 235 005 ose email [email protected]

Konkursi hapet me datë: 4 Dhjetor 2020 dhe mbyllet më datë 24 Dhjetor 2020

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Barazia gjinore në Kosovë: Fuqizimi i Grave dhe Vajzave – Një thirrje për ndryshim” i financuar nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një nismë e Qeverisë së Kanadasë”.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More