Kosova: Trendet e Migrimit Kërkojnë Një Qasje të Re Strategjike

Raporti i ri i politikave të Grupit të Ballkanit “Kosova: Trendet e Migracionit Kërkojnë Një Qasje të Re të Politikave” ofron një analizë të thelluar e trendëve të migrimit në Kosovë, të cilat kanë kaluar nga emigrimi i parregullt në atë të rregullt, strukturat institucionale për qeverisjen e migracionit dhe potenciali për zhvillim socio-ekonomi përmes migrimit. Raporti gjithashtu ofron një sërë rekomandimesh institucionale dhe të politikave të cilat institucionet e Kosovës inkurajohen të ndërmarrin për të përmirësuar menaxhimin dhe qeverisjen e migracionit dhe për t’iu përgjigjur më mirë lëvizjeve të fundit migratore.

Migracioni mbetet një element i rëndësishëm por mjaft sfidues për institucionet e Kosovës dhe shoqërinë në përgjithësi. Shkaqet dhe rrënjët historike të migracionit kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimet socio-politike dhe procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë. Migracioni ka qenë i ndikuar nga faktorë shtytës dhe tërheqës në faza të ndryshme të historisë, edhe pse këta faktorë po ndryshojnë në vazhdimësi. Trendet e reja të migrimit, konfirmojnë rritjen e formave të rregullta të migrimit, me theks të veçante në emigrimin kryesisht për qëllim të punësimit, bashkimit familjar dhe edukimit. Ndër faktorët kryesorë shtytës padyshim se konsiderohen shkalla e lartë e papunësisë, pagat e ulëta në sektorin privat, shërbime publike joadekuate, përfshirë sistemin e dobët arsimor dhe shëndetësor në vend. Në anën tjetër, faktorët tërheqës po ashtu po ndryshojnë, të nxitura nga shtetet anëtare të BE-së shumica prej të cilave synojnë të marrin fuqinë punëtorë të kualifikuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rritja e numrit të qytetarëve kosovarë të cilët emigrojnë në forma të rregullta kryesisht për qëllime të punësimit, vazhdon të mbetet një çështje e pa adresuar nga institucionet publike ne vend, të cilat po dështojnë të ndërmarrin masa konkrete për të ndalur këtë trend apo për të menaxhuar me pasojat që sjell një trend i tillë i emigrimit. Në anën tjetër, migrimi dhe mobliteti mund të luajnë një rol esencial në zhvillimin e komuniteteve lokale. Mirëpo për të shfrytëzuar përfitimet, institucionet duhet të mbledhin të dhëna lidhur me trendet e fundit të migrimit dhe të bëjnë ndërlidhjen me politika strategjike sektoriale.

“Ky botim është prodhuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Ballkan dhe nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Qeverisë së Norvegjisë “.

Lexoni raportin e plotë këtu.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More