Marrëveshja që e mundësoi bashkëpunimin rajonal

Përgjigjuni shpejt, cila është marrëveshja më e rëndësishme që kanë arritur Serbia dhe Kosova? Me siguri fillimisht në mendje ju vjen Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ose ndonjë tjetër.

Sidoqoftë, do të kishit argumente të forta për të argumentuar se marrëveshja më e rëndësishme individuale midis Serbisë dhe Kosovës është në të vërtetë marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës, e cila u arrit në shkurt të vitit 2012. Pse është kështu?

Megjithatë, jo shumë kohë më parë, ishte e pamundur të imagjinoheshin takimet e nivelit të lartë midis përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës. Po që se zyrtarët takoheshin pahiri dhe shtrëngonin duart në ndonjë aeroport në ndonjë vend, ky do të ishte lajmi kryesor që do të shkaktonte shumë kundërthënie. Shpërtheu një skandal i madh kur e bëri atë presidenti i kaluar, e të mos flasim për të tanishmin. Zyrtarët e dy qeverive nuk takoheshin në mbledhjet rajonale, ndërsa nganjëherë madje edhe e shmangnin pjesëmarrjen në negociatat në zhvillim nën patronatin e Bashkimit Evropian.

Marrëveshja për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal ishte një përparim domethënës. Së pari, i mundësoi Kosovës të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në takimet rajonale në nismat rajonale ne vend se të përfaqësohet nga UNMIK-u. Së dyti, futi në përdorim fjollën e famshme (*), e cili qëndron përkrah emrit të Kosovës me shënimin – “Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”. Kjo vlen edhe për përdorimin e emrit të Kosovës nga BE-ja. Së treti, në përgjithësi harrohet fakti se si rezultat i kësaj marrëveshje Serbisë iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2012, ndërsa Kosova u shpërblye me një studim fizibiliteti për një Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit (MSA).

Por, cilat janë përfitimet praktike të kësaj marrëveshje? Siç u tha më lart, marrëveshja lejon që Kosova të marrë pjesë në forume të ndryshme rajonale nën emrin e vet (megjithëse pa përdorur fjalën “republikë”), si dhe të marrë pjesë në nisma të tilla si CEFTA, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Procesi Bërdo-Briuni dhe në fund edhe në procesin e Berlinit dhe programet që kanë dalë nga ai: Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Komuniteti i Transportit, Forumi i Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, etj.

Përfitimet e pjesëmarrjes së Kosovës në këto programe janë të rëndësishme. Meqenëse përfaqësuesit e dy palëve ishin në gjendje të ulen në të njëjtën tryezë dhe të diskutojnë për shumë çështje të rëndësishme, këto programe ishin shumë të dobishme për qytetarët e Kosovës, si dhe për rajonin e gjerë, përfshirë qytetarët e Serbisë. Kjo gjithashtu mundësoi dhe “normalizoi” takimet e nivelit të lartë. Anëtarësimi në organizata dhe forume rajonalë me siguri ka kontribuar më shumë në marrëdhëniet midis dy qeverive sesa raundet e shumta të Marrëveshjes së Brukselit, gjë që në veçanti mund të vërehet në perceptimin e opinionit publik.

Institucionet si RYCO sot janë pionierë në nxitjen e pajtimit dhe ofrimin e mundësive për të rinjtë nga vendet e ndryshme që të punojnë së bashku për të krijuar rrjete që do të çlirojnë rajonin nga rruga pa krye e nacionalizmit. Pjesëmarrja e Serbisë dhe Kosovës në këto organizata ka një rëndësi të madhe për dy shoqëritë.

Zbatimi i kësaj marrëveshje nuk ka kaluar pa kundërthënie. Edhe sot ndodh që përfaqësuesit e Serbisë të largohen ose refuzojnë të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sepse dispozitat e marrëveshjes nuk janë respektuar. Prandaj, marrëveshja nuk e ka zgjidhur plotësisht çështjen e përfaqësimit të Kosovës, por nuk duhet shpërfillur rëndësinë e saj në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal, i cili ka një rëndësi të madhe për qytetarët e tyre.

Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More