Pejë: Tryezë mbi fuqizimin e grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal

4 Dhjetor 2019 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e dytë me radhë nga seria e konsultimeve, si pjesë e projektit “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me mediat “. Diskutimi filloi me identifikimin e pengesave kryesore që kanë stagnuar hartimin e politikave efektive në lidhje me çështjet e grave.

Time Kadrijaj, ish-anëtare e Bordit të Grupit të Grave, shpjegoi se si Grupi i Grave loboi për përfaqësim më të madh për anëtarët e asamblesë së grave në kuvendet komunale, dhe theksoi rëndësinë e tryezave të kësaj natyre.

Mevlyde Idrizi, anëtare e asamblesë nga Peja vuri në dukje se sfidat janë shfaqur edhe për shkak të qasjes tek mediat dhe tek publiku për asambleistet e kuvendeve komunale. Çështja sipas Znj. Idrizi është se mediat nuk përfshijnë gratë asamblesiste në debate televizive, dhe kjo rezulton që ato të mendojnë se zërat e tyre nuk po dëgjohen. Ato njëzëri ranë dakord që gratë deputete luajnë një rol më të madh në identifikimin e çështjeve dhe sfidave me të cilat përballen gratë në nivelin lokal dhe qendror.

Si përfundim, gratë deputete dhe asambleistet komunale u pajtuan që tryezat e kësaj natyre duhet të mbahen më shpesh. 

Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal.

Projekti do të ndihmojë të vendos një bashkëpunim më të qëndrueshëm mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal, do rritë bashkëpunimin me mediat, si dhe do të lehtësojë inicimin e dialogut publik në nivelin lokal dhe nacional, duke krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme midis grupit të grave dhe mediave përmes aktiviteteve të vazhdueshme.

Aktivitete të tjera të projektit që mbështesin Grupin e Grave përfshijnë edhe një trajnim intensiv për përdorimin e rrjeteve sociale për gratë deputete, takime me përfaqësuesit e mediave dhe një konferencë përmbyllëse.

Projekti “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat” financohet nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë”


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More