Punëtori: Informim i studentëve lidhur me Dialogun e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë

05 Mars 2020 – Grupi për Ballkan ka organizuar një punëtori lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë me studentët nga universitetet në Prishtinë si AAB, UBT, Kolegji Universum dhe Universiteti i Prishtinës. Përmes kësaj punëtorie, BPRG ka informuar studentët dhe ka nxitur debat në mes tyre lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Diskutimi ka qenë i organizuar në dy seanca. Fillimisht, studentëve ju është kërkuar plotësimi i një pyetësori online prej nëntë (9) pyetjesh, i cili kishte për qëllim të inkurajonte studentët në të menduarit dhe shprehjen e opinioneve lidhur me dialogun në mënyrë plotësisht anonime.

Seanca e parë ka nxitur një debat informativ lidhur me dialogun Kosovë- Serbia me ndihmën e ekspertit Dren Zeka. Diskutimi është fokusuar në dy çështje kryesore: një përmbledhje të përgjithshme të dialogut dhe marrëveshjet e arritura me fokus në to të cilat janë implementuar dhe ato të cilat nuk janë implementuar. Pjesëmarrësit kanë qenë mjaft të përfshirë në këtë diskutim dhe kanë ngritur një sërë pyetjesh.

Seanca e dytë ka nxitur debat më interaktiv pasi studentët janë organizuar në grupe për të vlerësuar rëndësinë e secilës marrëveshje të arritur nën kornizën e dialogut. Shumica e grupeve identifikuan “Lirinë e Lëvizjes” (dhe revitalizimin e urës në Mitrovicë), “Njohjen Reciproke të Diplomave Universitare”, “IBM” dhe “Marrëveshjen për Drejtësi” si marrëveshjet me rëndësinë më të madhe. Ndërkaq marrëveshjet për “Energjinë”, “Telekomunikimin” dhe “Zyrat Ndërlidhëse” u vlerësuan si me pak urgjente sa i përket implementimit krahasuar me çështjet e lartpërmenduara. Ky aktivitet rezultoi mjaftë i suksesshëm pasi që jo vetëm ka informuar studentët për marrëveshjet në veçanti, por ka përfshirë të njëjtit në diskutim mes vete.

Sa i përket pyetësorit, të dalat na ndihmuan të kuptojmë se pjesëmarrësit ishin pjesërisht të informuar lidhur me dialogun, dhe burimet primare të informimit të tyre ishin debatet dhe lajmet televizive të ndjekura nga rrjetet sociale.

E ardhmja e dialogut u ngrit gjithashtu si çështje, sidomos nën frymën e tanishme politike me ardhjen e qeverisë së re. Në përgjithësi, shumica e pjesëmarrësve vlerësuan se vazhdimi i dialogut është mënyra më e mirë që Kosova të ecë përpara dhe të arrijë qëllimet e veta. Sa i përket taksës prej 100% në produktet serbe, ekzistonte konsensus në mes të studentëve lidhur me nevojën e heqjes së saj, por jo pa u kushtëzuar Serbia paraprakisht në implementim të marrëveshjeve. Pjesëmarrësit ishin poashtu optimist sa i përket bashkëpunimit të mëtutjeshëm me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të, dhe ngiten propozimin e përfshirjes së SHBA-ve si ndërmjetësues në këtë proces.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”,  dhe pjesë e një prej shtyllave të bashkëpunimit rajonal që synon të promovojë dhe të mbështes procesin e normalizimit të marrdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky aktivitet u financua nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More