Shqipëri: Shkarkimi i Presidentit, në varësi të përkufizimit “shkelje e rëndë” e Kushtetutës

07 korrik 2021

Artikulli i ri i Grupit për Ballkan “Shqipëri: Shkarkimi i Presidentit, në varësi të përkufizimit “shkelje e rëndë” e Kushtetutës”, përshkruan dhe analizon skenarët e mundshëm pas shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë më 9 qershor 2021. Rasti tani është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. 

Sfidat për përmbylljen e procesit janë ligjore dhe procedurale. Së pari, Gjykata Kushtetuese do ta ketë të vështirë ta përcaktojë kuptimin e “shkeljes së rëndë” të Kushtetutës, në mungesë të një përkufizimi të qartë kushtetues apo ligjor. Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Presidentin, sfida e radhës do të jetë procesi dhe afati kohor për zgjedhjen e Presidentit të ri, sërish në mungesë të dispozitave të qarta kushtetuese apo ligjore.

Ky rast ndodh për herë të parë në Shqipëri që nga rënia e sistemit komunist. Si i tillë, i njëjti do të shërbejë si precedent për rastet e ngjashme që mund të ndodhin në të ardhmen. Po ashtu, ky rast do të krijojë nevojën për ndryshime të mundshme të Kushtetutës dhe/ose ligjeve përkatëse.

Ky artikull ofron një analizë të thellë ligjore dhe procedurale të të gjithë procesit të shkarkimit të Presidentit dhe zgjedhjes së Presidentit të ri, nëse Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

Ky artikull është prodhuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e Grupit për Ballkan dhe nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e donatorit.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More