Tryezë diskutimi Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor

15 dhjetor 2022

Grupi për Ballkan mbajti tryezën me temë Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor, ku u bë prezantimi i hulumtimit me të njejtën temë. Të ftuar në këtë tryezë ishin zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, Oda e Mjekeve, Oda e Infermiereve, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, Departamenti për Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Hapjen e tryezës e bëri znj. Andina Vllahiu nga Grupi për Ballkan, e cila tregoi se kjo temë është zhvilluar në muajin Tetor 2022, në kuadër të platformës Policy Idea Lab, platformë kjo që është e përvitshme dhe ka për synim të funksionoj si mjet dhe hapësirë e re e zhvillimit të politikave dhe ku njohësit, ekspertët, shoqëria civile, akademiket dhe zyrtarët e tjerë publik mund të ndajnë njohuritë dhe aftësitë e tyre mbi çështje të rëndësishme të politikave për vendin.

Prezantimin e të dhënave nga ky hulumtim e bëri znj. Arieta Dragusha nga Grupi për Ballkan, e cila potencoi se edhe përkundër uljes së papunësisë në vend, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve – rreth 60%, shprehin dëshirën të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Sa i përket statistikave të viteve të fundit, secili punëtor shëndetësor që emigron për arsye të punës duhet të marrë një certifikatë mbi të kaluarën etike dhe profesionale, të cilën e lëshojnë odat e profesionistëve shëndetësor.  Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, nga viti 2018 deri në shtator të 2022 kjo odë ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Në vitin 2020, Oda e Mjekëve kishte lëshuar 105 certifikata për mjekët, ndërsa nga Janari deri në Shtator të vitit 2022 e njëjta ka lëshuar 183 certifikata, pra 78 certifikata më shumë janë lëshuar për 9 muaj të vitit 2022, krahasu me komplet vitin 2021. Situatë më e rënduar sa i përket numrave paraqitet te Oda e Infermierëve të Kosovës, e cila ka lëshuar 140 certifikata për infermierët në vitin 2021. Ndërkaq për 9 muaj, pra nga Janari deri në Shtator të vitit 2022, ky numër është katërfishuar në 586 certifikata.

Z. Naser Gjonbalaj, shtoi se nga muaji Shtator 2022 deri në Dhjetor 2022, Oda e Mjekëve ka lëshuar edhe 22 certifikata shtesë, çka e ngritë numrin e mjekëve të larguar për vitin 2022, në 205 mjekë. Z. Gjonbalaj shprehu shqetësimin se nga Kosova janë duke u larguar gjatë vitit 37% më shumë mjekë sesa numri I të diplomuarve për një vit.

Nga Oda e Infermierëve, z. Naser Rrustemaj, u shpreh se nga muaji Shtator 2022, deri në Dhjetor 2022, kjo Ode ka lëshuar plus 47 certifikata më shumë, që e çon numrin e infermierëve të larguar nga Kosova gjatë vitit 2022 në 633, shifër kjo shumë shqetësuese.

z. Irfan Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë tha se është rritur buxheti për shëndetësi dhe janë paraparë investime në infrastrukturën mjekësore me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës.

Videon nga kjo tryezë mund ta shihni KËTU.

Policy Idea Lab përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More