Projekti u zhvillua si përgjigje ndaj zgjedhjeve të parregullta në veri të Kosovës, të mbajtura në vitin 2013. Pjesë e aktiviteteve të projektit ishin edhe intervistat që, mes tjerash u realizuan me lidershipin e Kosovës, me kryetarë komunash, me pjesëtarë të enklavave serbe në komunat me shumicë shqiptare, me fokus-grupe të përbëra nga studentët, me mjekë, dhe me përfaqësues të OJQ-ve. Rezultati prodhoi raportin që përkufizon zgjedhjen e politikave për avancimin e integrimit të serbëve në veri të Kosovës.