Fuqizimi i Institucioneve Shtetërore dhe i Paqes në Kosovë

Fuqizimi i institucioneve shtetërore dhe i paqes në Kosovë; ngritja e kapaciteteve të Kosovës për ofrim të qeverisjes, shërbimeve dhe qasjes në të drejtat themelore të njeriut, përfshirë këtu minoritetet – në kontekst të decentralizimit.

Projekti synon të vlerësojë, identifikojë dhe analizojë pengesat dhe dobësitë në dy lëmi të gjera, si dhe ofrimin e një serie të rekomandimeve politike se si të përmirësohet:

Shtet-ndërtimi, fuqizimi i institucioneve shtetërore, përfshirë këtu rritja e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve. Po ashtu, identifikimi i mënyrave të përmirësimit.

Ndërtimi i paqes, zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, efektiviteti i anketimeve fillestare dhe përdorimi i qeverisjes lokale nga komunitetet, veçanërisht nëpër zonat e banuara me serbë.

Shqyrtimi i ndikimit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit tek qytetarët e zakonshëm, si dhe i formave për fuqizimin e institucioneve të reja.

Projekti synon të zhvillojë politika praktike që i adresojnë mënyrat e përmirësimit. Raporti synon të prodhojë gjetje dhe rekomandime bindëse, të cilat do ta mobilizojnë mbështetjen e brendshme dhe ndërkombëtare për diskutime politike dhe për ndryshimin e tyre.

Synim i përgjithshëm është identifikimi dhe mënjanimi i shumicës së pengesave ose dobësive më domethënëse në dy lëmitë e gjera:

a) Përdorimi efektiv i qeverisjes komunale nga komunitetet lokale, veçanërisht nga minoritetet;

b) Qasja efektive në të drejtat themelore;

Qëllimi i parë specifik është që, nëpërmjet hulumtimit dhe punës në terren, të identifikohen dhe përcaktohen rrugët që njerezit i kërkojnë për realizimin e të drejtave të tyre sa i përket vetëqeverisjes lokale dhe të drejtave themelore të njeriut, por që, për shkak të qeverisjes së dobët ose të keqmenaxhuar, nuk janë në gjendje t’i realizojnë.

Qëllimi i dytë specifik është zhvillimi i politikave praktike që i adresojnë ato dobësi, duke iu referuar përvojave rajonale dhe praktikave më të mira.

Qëllimi i tretë specifik është publikimi i gjetjeve tona në formë të përmbledhur dhe bindëse, dhe mobilizimi i mbështetjes së brendshme dhe asaj ndërkombëtare për rekomandimet e dala nga politikat tona.

Qëllimi i katërt specifik është mobilizimi i analistëve dhe studiuesve ndërkombëtarë për promovimin e atyre gjetjeve dhe rekomandimeve, nëpërmjet:

a) Përshtatjes së programeve për mbështetjen e qeverisjes lokale në veri;

b) Me mbështetjen e Grupit për Ballkan studiuesit shqiptarë dhe serbë përfshihen bashkarisht në monitorimin e atyre politikave ose në vazhdimin e monitorimit të politikave qeveritare – apo edhe në përfitimin e projekteve tjera – me qëllim të avancimit të të drejtave themelore dhe të rritjes së efikasitetit të qeverisjes lokale.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Recapping the 1st full day of the CSF Prep Forum, co-organized with @sudosteuropa! More than 130 participants met in 7 thematic groups to discuss core issues linked to the Berlin Process. See them in action ⬇️⬇️ #BerlinProcess10 #AspenWB

Load More