Aktivitet shkëmbimi “Promovimi i zërave të fuqishëm, rritja e rolit të shoqërisë civile dhe mbështetja e mundësive të reja për normalizimin e marrëdhënieve”

20-21 qershor 2022

Grupi për Ballkan organizoi aktivitet shkëmbimi me përfaqësues të shquar të shoqërisë civile të Serbisë dhe Kosovës më 20-21 qershor 2022, në Prishtinë. Në kuadër të shtyllës ‘Përparimi i Bashkëpunimit Rajonal dhe Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë’, ky aktivitet synoi të vendosë bazat për shkëmbime të rregullta të grupeve të ndryshme të interesit midis dy shoqërive, si mjete për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis të dyjave.

I përshtatur për të shërbyer si një sesion idesh për gjetjen e dinamikave të reja në procesin e dialogut, aktiviteti u strukturua në dy komponentë kryesorë.

Pjesa e parë e ngjarjes mblodhi rreth 50 përfaqësues të shquar të shoqërisë civile dhe intelektualë të Kosovës dhe Serbisë në një tryezë diskutimi. Ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, mbajti një fjalë hyrje, ku theksoi rëndësinë e takimeve të tilla për perspektivat e Kosovës dhe Serbisë në rajon dhe BE, ndërsa u bëri thirrje pjesëmarrësve që të nxjerrin më të mirën nga mundësi si kjo.

Tryeza rezultoi në një debat të frytshëm dhe konstruktiv të strukturuar në tre panele të ndryshme. Temat kryesore të diskutuara ishin dinamika e re e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Brukseli, sfidat në krijimin narrativës së duhur dhe hapat e nevojshëm për të ecur përpara.

Në pjesën e dytë, Grupi për Ballkan organizoi një sërë takimesh ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile të Serbisë dhe liderëve dhe politikanëve kosovarë. Përfaqësuesit nga Beogradi kanë zhvilluar takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Më tej, përfaqësuesit patën rastin të takohen edhe me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore opozitare në Kosovë, Memli Krasniqin, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lutfi Hazirin dhe Shqipe Mjekiqin, nënkryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aktiviteti u mirëprit nga të pranishmit dhe liderët, të cilët e konsideruan si një mundësi të madhe për të komunikuar dhe shkëmbyer pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre.

Ndërmjet kritikave të narrativave politike ekzistuese në shoqëritë përkatëse dhe zhvillimeve aktuale gjeopolitike, pjesëmarrësit identifikuan mundwsi tw reja për ringjalljen e procesit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mbështetja e qytetarëve për dialogun në shoqëritë përkatëse u përmend shumë herë gjatë diskutimit si një tregues i qartë i domosdoshmërisë për të ndryshuar drejtimin e procesit.

Ky aktivitet u organizua si pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More