Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe pjesëmarrja e Kosovës në organizatat rajonale

“Identifikimi i mënyrave më të mira për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perendimor”

29 Mars 2021

Grupi për Ballkan organizoi një tryezë të rrumbullakët me anëtarët e shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës për të mbështetur komponentën “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”. Kjo komponentë synon të identifikojë mënyrat më të mira drejt bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, në nivele të ndryshme shoqërore.

Gjatë kësaj tryeze, ekspertët u përqëndruan në sfidat e përgjithshme të bashkëpunimit rajonal midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, ata diskutuan qasjet dhe përfitimet më të mira të mundshme që Kosova mund të ndërmerr brenda mekanizmave ekzistues të bashkëpunimit rajonal dhe së fundmi pjesëmarrësit propozuan iniciativa të reja dhe të realizueshme, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së Kosovës në nisma rajonale. Të gjithë të pranishmit ranë dakord që Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë qartë përparësitë dhe objektivat thelbësore të Kosovës në agjendat rajonale.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More