Çdo kryeqytet ka një tregim! T’i vizitojmë ato!

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po negociojnë lëvizjen e lirë me letërnjoftime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Grupi për Ballkan fuqimisht avokon avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, promovimin e të drejtave të qytetarëve brenda vendeve të BP6 për të lëvizur lirshëm, rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, duke mundësuar siguri dhe stabilitet për qytetarët dhe lejimin e tregtisë e lirë që do të sillte investime dhe rritje në të gjitha vendet.

Me qëllim të sigurimit të bashkëpunimit rajonal të BP6 dhe rritjes së shkallës së efektivitetit të Procesit të Berlinit janë disa marrëveshje kritike që duhet të zbatohen për të lehtësuar jetën e qytetarëve, duke përfshirë lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve akademike dhe njohjen reciproke të profesioneve

Qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor u bëjnë thirrje qeverive të tyre dhe fqinjëve të heqin barrierat për udhëtim për të përshpejtuar implementimin dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes së njerëzve, profesionistëve dhe bizneseve.

Shikoni videon dhe dëgjoni ata!

Kjo video është pjesë e fushatës avokuese dhe informuese në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Rajonal të Grupit për Ballkan.

Për më shumë vizitoni www.balkansgroup.org

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.

Përmbajtja e videos nuk përfaqëson pikëpamjet e donatorit.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More