Strategjia e BE-së për Zgjerim për Ballkanin Perëndimor – Kosova në Pritje

Published at: 6 Shk 2018

Viti 2018 do të sjell një agjendë të re për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian planifikon të ndërmarr tre aktivitete të rëndësishme në raport me Ballkanin Perëndimor; me një perspektivë dhe përmbajtje plotësisht të re. Një Perspektivë e Besueshme e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor parashikon që Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova të lëvizin drejt anëtarësimit të plotë në BE, brenda një kornize sa më të përshtatshme kohore. Megjithëse, disa prej tyre do të lëvizin më shpejtë se të tjerat.