Barometri i progresit të Kosovës për vitin 2021- Vlerësim 8-dimensional i fushave kryesore të politikave

Raporti i ri i politikave të Grupit të Ballkanit, Barometri i progresit të Kosovës për vitin 2021- Vlerësim 8-dimensional i fushave kryesore të politikave, vlerëson përparimin e Kosovës në fushat kyçe të politikave.

Përmes një instrumenti monitorues që përbëhet nga 8 dimensione: Sistemi i Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, Demokratizimi, Ekonomia, Zhvillimi i Qëndrueshëm, Arsimi, Shëndetësia dhe Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë, synojmë të matim progresin e Kosovës dhe të sjellim më shumë të dhëna në sipërfaqe. Kjo strukturë është ndarë në trembëdhjetë (13) indikatorë dhe gjashtëdhjetë e pesë (65) nën-indikatorë, të cilët përdorin mjetet e vlerësimit, mjetet e verifikimit dhe burimet e verifikimit nga një shumëllojshmëri burimesh lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Indikatorë ofrojnë një qasje empirike në matjen e përparimit të Kosovës në fusha kyçe të politikave. Duke krahasuar të dhënat me vitin 2020, raporti mat përparimin e institucioneve në vitin 2021 në formë numrash dhe përqindjesh.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More