24 gusht 2022
Programi ekzekutiv “Të rinjtë në politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” synon të trajnojë dhe ngritë kapacitetet e të rinjve aktiv në parti politike në Kosovë në fushat sikurse sundimi i ligjit, politikat publike, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe politikat shoqërore, politikat e edukimit, bashkëpunimi rajonal, etj. Duke mbledhur rininë e të gjitha subjekteve politike, ky program do të shërbejë si platformë për pajisjen e këtij grupi me njohuri në fushat specifike. Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët do të vijojnë trajnimin me rregull do të pajisen me certifikatë të programit.
Gjuha e cila do të përdoret përgjatë trajnimit është gjuha shqipe. Në rastet kur njëri nga ligjëruesit apo folësit e ftuar nuk është shqip-folës, atëherë Grupi për Ballkan do të ofroj përkthim simulant.
Pse ky trajnim?
- Do të ngritë kapacitetin e të rinjve nga partitë politike në tema si politikat publike në Kosovë, qeverisje e mirë, bashkëpunim rajonal etj;
- Plan programi është përpiluar nga kërkesat e shfaqura nga të rinjtë e partive politike në gjashtë (6) fokus grupe të organizuara nga Grupi për Ballkan;
- Temat kryesore do të ligjërohen nga profesorë të nivelit të lartë;
- Do të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe komunikimi midis të rinjve nga partitë e ndryshme politike;
- Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të cilat do të prezantohen në fund të programit;
- Ngritjen e aftësive komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Zhvillimin e mendimit kritik;
- Zhvillimin e aftësive negociuese;
- Pas përfundimit me sukses të trajnimit, ju do të bëheni pjesë e Rrjetit Alumni “Të rinjtë në Politikë” brenda së cilit do të ketë aktivitete të shumta;
VËMENDJE: Në kuadër të Rrjetit Alumni, pjesëmarrësve të trajnimit do t’u ofrohet mundësia për të aplikuar për punë praktike me pagesë, pranë Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kriteret e pranueshmërisë:
- Të jeni anëtar aktiv i njërit nga forumet rinore politike në Kosovë;
- Mosha 20-30 vjeçare;
- Të jeni të paktën në vitin e dytë të studimeve në nivelin universitar;
- Të keni interes për tema lidhur me politikë;
- Të jeni në gjendje të merrni pjesë katër ditë gjatë trajnimit, sipas datave më poshtë;
- Të jeni bashkëpunues dhe të hapur të punoni me të rinjtë nga partitë e tjera politike;
- Të jeni të përkushtuar të merrni pjesë në një vizitë vendore njëditore në njërin nga institucionet;
NUMRI I PJESËMARRËSVE TË PËRZGJEDHUR DO TË JETË I KUFIZUAR
Trajnimi do të mbahet me datë 27-30 shtator 2022 në objektin e RIT Kosova (ish Universiteti Amerikan).
Grupi për Ballkan do të mbulojë të gjitha shpenzimet e trajnimit, duke përfshirë:
- Kostot e transportit lokal;
- Ushqimi dhe pije freskuese gjatë gjithë trajnimit;
- Për pjesëmarrësit nga jashtë Prishtinës, ne do t’i mbulojmë shpenzimet e akomodimit;
- Materiale studimore;
- Transport, ushqim dhe pije për vizitën studimore lokale
COVID-19
Grupi për Ballkan do ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një hapësirë të sigurt për shëndetin e pjesëmarrësve dhe ekspertëve. Kjo do mundësohet përmes krijimit të distancës gjatë trajnimeve, mbajtjes së trajnimeve në salla të mëdha, obligimin për mbajtjen e maskave, sigurimi i dezinfektuesve të duarve për çdo pjesëmarrës, dezinfektimi i dhomës së konferencave, si dhe materialeve të trajnimit.
Për pyetje shtesë, na kontaktoni në: [email protected]
Për të aplikuar, klikoni KËTU Afati i fundit për aplikim është 18 shtator 2022.