Fuqizimi i ndikimit të grupit kosovar të ekspertëve në politikbërje

Ky grant mbështet BPRG-në në fuqizimin e ndikimit që ka në Dialogun Politik, Forumin Politik dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për sa i përket elementit të fundit, njëri prej synimeve kryesore të projektit është avancimi i bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve nga Kosova dhe atyre nga Serbia, dhe mobilizimi i përpjekjeve për mbështetjen formale të konzorciumit të grupeve të ekspertëve, qëllimi i të cilëve do të jetë përkrahja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe shoqërive.

Ky grant rezultoi me formimin e Forumit Politik të Grupeve të Ekspertëve (BPRG, QKSS dhe D4D)

 Dhe të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG)

Qëllimet:

Projekti ka për qëllim rritjen e ndikimit të produkteve përfundimtare të grupeve të ekspertëve, nëpërmjet katër komponentave të ndara, por që e mbështesin njëra-tjetrën:

  • Dialogu Politik

Si reagim ndaj krizës së vazhdueshme politike, BPRG ka dizajnuar dhe lansuar dialogun lokal ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, me shpresë se ai do ta ndalë krizën dhe do të rezultojë me një marrëveshje të mbështetur në reforma. Në mars të vitit 2016, BPRG ka iniciuar me sukses tryezën e rrumbullakët për Dialogun, ku ne veprojmë si lehtësues dhe ndërmjetësues të paanshëm, por edhe si këshillëdhënës për çështjet e ekspertizës politike. Korniza kohore e dialogut politik është prej një deri në tre vjet, duke filluar nga marsi i vitit 2016. Synim përfumditar është nxitja e stabilitetit politik dhe krijimi i një kulture të bashkëpunimit përmes dialogut, ndërmjet akterëve politikë, institucioneve dhe OJQ-ve.

  • Forumi Politik

Grupi për Ballkan ndodhet në fazën e themelimit të Forumit Politik, një grup ky i nivelit të lartë i ekspertëve të Kosovës për avokim. Duke marrë parasysh kapacitetin e kufizuar të shoqërisë civile për të ndikuar në ndërrimin e politikës, BPRG ka marrë përsipër rolin prijës për zhvillimin e projekteve, qëllimi i të cilave edhe rritja e aftësive të OJQ-ve për të ndikuar në politikbërje. Planifikojmë të iniciojmë një dialog ndërmjet ekipeve hulumtuese dhe insitucioneve, përmes publikimeve dhe hulumtimeve të përbashkëta, si dhe inciativave për avokim bashkë me OJQ-të e tjera. Nëpërmjet këtij intervenimi dëshirojmë të kemi një ekspertizë të përbashkët të ekipeve hulumtuese për çështje gjithëpërfshirëse, të përgatisim dokumente të përbashkëta hulumtuese dhe politike, të organizojmë evente të përbashkëta e të koordinuara, dhe t’i mobilizojmë institucionet që merren me tema që fuqizojnë shtetin e Kosovës. Ky aktivitet do të fuqizojë aftësinë e grupeve hulumtuese të ekspertëve lokalë për të avokuar në mënyrë të efektshme, derisa të mos fuqizohen mjaftueshëm për iniciimin e ndryshimeve në nivel shtetëror.

  • Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kritikuar ashpër nga opozita dhe nga shoqëria civile në Kosovë, ku nacionalizmi tashmë ka fituar një bazë të mjaftueshme për kundërshtimin e asaj që perceptohet si një elitë e korruptuar qeverisëse që po i lëshon së tepërmi pe Beogradit. Nga ana tjetër, çfarëdo lloj vonese në dialog BPRG e përjeton të dëmshme për shtetin e ri të Kosovës, andaj planifikon të angazhojë grupe të ekspertëve në Kosovë dhe Serbi, për dizajnimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të cilat do t’i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve. Shpresojmë se projekti do të përfundojë me themelimin e një kozorciumi të përbashkët të grupeve lokale të ekspertëve dhe kolegëve të tyre nga Serbia. Në fakt, BPRG tashmë ka iniciuar dhe udhëhequr përpilimin e një letre të përbashkët të grupeve të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, përmes së cilës i bëhet thirrje institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që t’i mbështesin përpjekjet e shoqërisë civile për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në nivel shtetëror dhe shoqëror. Iniciativa ka nxitur interesimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për mbështetjen e konzorciumit të OJQ-ve të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqjen e Grupit për Ballkan.

  • Hulumtime dhe Publikime

BPRG është i përkushtuar për vazhdimin e hartimit të raporteve kualitative që bazohen në hulumtime në terren, dhe angazhohet aktivisht në reformën institucionale dhe ndryshimin e politikave. Qëllimi ynë është që ta shfrytëzojmë ekspertizën tonë për mbështetjen e progresit në fushat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, si dhe përpjekjet për integrimin e saj në BE, respektivisht ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve demokatike, integrimin e komuniteteve, pajtimin dhe sundimin e ligjit.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More