Konsolidimi i Paqes dhe Shtet-ndërtimit

Projekti synon të mbështesë përafrimin e Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet ndihmës së dhënë për liderët kosovarë dhe serbë të të gjitha niveleve, në mënyrë që ata t’i kuptojnë këndvështrimet, qëllimet dhe interesat e njëri-tjetrit, si dhe atë se si ndikojnë politikat e tyre në jetën e njerëzve. Ne synojmë të nxisim integrimin e komunitetit serb, nëpërmjet përdorimit të rrjetit tonë unik dhe të gjerë të kontakteve në veri të Kosovës. Po ashtu, ne synojmë të ndihmojmë në fuqizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe sundimit të ligjit.

Qëllimi ynë i dytë është transmetimi i punës së trashëguar pesëmbëdhjetë-vjeçare të Grupit të Krizave në Kosovë, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të organizatave vendore të shoqërisë civile. Njësoj sikurse Grupi i Krizave, edhe Grupi për Ballkan punëson në mënyrë të barabartë studiues dhe analistë politikë nga radhët e të gjitha etnive, për të ndërtuar kështu një ekip të përzier të përbërë nga studiues dhe analistë politikë të kualifikuar dhe të trajnuar. Grupi për Ballkan është i vetmi grup i ekspertëve, pjesë e të cilit janë shqiptarët dhe serbët që bashkëpunojnë ngushtë në hulumtimet e përbashkëta, në hartimin e raporteve dhe në punët e  avokimit. Puna në Grupin për Ballkan studiuesve shqiptarë iu ofron përvojën e punës me komunitetin serb të veriut të Kosovës, si dhe përvojën e analistëve serbë në raport me Qeverinë e Prishtinës. I gjithë stafi trajnohet për hulumtime, analiza, hartimin e raporteve dhe për avokim, derisa të arrijë një standard të lartë ndërkombëtar.

Ambicia jonë është krijimi i një grupi lider dhe multietnik të ekspertëve në Kosovë. Pas punës në Grupin për Ballkan ish-punonjësit do të jenë të përgatitur për poste në shoqërinë civile ose në qeveri, duke transmetuar kështu tutje aftësitë dhe standardet e ftuara. Rrjeti i marrëdhënieve tona, që shkojnë përtej ndarjeve etnike, do të jetë një vlerë e çmueshme për të sapo-diplomuarit në Grupin për Ballkan. Qëllimi është që të themelojmë një grup studiuesish dhe analistësh shqiptarë dhe serbë brenda Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), mendimet dhe idetë e të cilëve ndikojnë te politikbërësit dhe akterët ndërkombëtarë, dhe të cilët janë të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie të fuqishme, stabile dhe përparimtare në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More