30 mars 2022
Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë e rradhës “Kosova në nismat rajonale: Korniza dhe Koordinimi Institucional”.
Kjo punëtori synoi fuqizimin e kornizës dhe koordinimit ndër-institucional në mënyrë që të trajtohen me efikasitet të gjitha çështjet që lidhen me agjendat e bashkëpunimit rajonal. Gjatë punëtorisë u shqyrtuan disa mekanizma të monitorimit, raportimit dhe komunikimit, me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe ndërtimin e memories institucionale për agjendat e bashkëpunimit rajonal.
Të pranishëm në punëtori ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit (ZKM), Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), si dhe Pikat e Kontaktit nga ministritë linjë përgjegjëse për agjendat e organizatave dhe iniciativave të bashkëpunimit rajonal.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.