Grupi për Ballkan organizoi Konferencën e Rrjetit Alumni “Të Rinjtë në Politikë – Mundësitë dhe sfidat”

18 tetor 2022

Grupi për Ballkan organizoi Konferencën Vjetore “Të Rinjtë në Politikë – Mundësitë dhe sfidat”, me pjesëmarrës të Rrjetit Alumni “Të Rinjtë në Politikë”. Panelistë në këtë konferencë ishin Ambasadori Norvegjez z. Jens Erik Grøndahl, përfaqësueset e partive politike znj. Fitore Pacolli (LVV), znj. Shqipe Mjekiqi (LDK), znj. Vlora Çitaku (PDK) dhe znj. Albana Bytyqi (AAK).

Ambasadori Grondahl foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak, duke u shprehur i lumtur mbi prezencën e të gjitha partive, gjë që tregon përfaqësim të partive të ndryshme.

“Angazhimi i rinisë duhet parë në shumë dimensione dhe jo vetëm në angazhim tradicional, dhe ndryshimi nuk ndodhë duke qëndruar anash por të rinjtë duhet të përfshihen në nivel qendror e lokal” – u shpreh znj. Fitore Pacolli.

Sipas znj. Vlora Çitaku, të rinjtë duhet të marrin mësim nga gjeneratat më të vjetra se si nuk duhet të sillen dhe se si duhet bërë shtetndërtimi.

Znj. Shqipe Mjekiqi, në anën tjetër u shpreh se përfaqësimi i të rinjëve në LDK nuk është i kënaqshëm dhe duhet gjetur mënyra se si ata të përfaqësohen dhe mos të kufizohet angazhimi i tyre vetëm në fushata zgjedhore, por të marrin pjesë edhe në politikëbërje dhe vendimmarrje.

Pas panelistëve, në fillim të konferencës, folën edhe dy praktikante të Grupeve Parlamentare të LVV-së dhe LDK-së, të cilat janë pjesë e Rrjetit Alumni dhe përmes këtij rrjeti, nga Grupi për Ballkan u është mundësuar praktika. Sipas tyre, kjo mundësi e praktikës 6 mujore është tejet e rëndësishme për zhvillimin e tyre politik.

Diskutimet u përqëndruan në arsyet e ikjes së të rinjëve nga vendi, ku sipas të rinjëve, arsye e ikjes nuk është domosdoshmërisht mungesa e një pune. Arsyet që më së shpeshti ndikojnë në ikjen e të rinjëve janë mosbesimi në sistemin e drejtësisë, mjekësia e dobët dhe arsimi i lënë anash.

Pas Konferencës, janë realizuar edhe tri trajnime në shkathtësi të buta: Komunikimi dhe Rrjetëzimi, Të Folurit para Publikut dhe Menaxhimi i projekteve.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë.

Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More