KSPAG organizoi takimin e katërt të Komitetit Drejtues

23 shtator 2019 – Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) ka mbajtur takimin e katërt të Komitetit Drejtues për të diskutuar arritjet e aktiviteteve të zbatuara për promovimin dhe komunikimi i benefiteve të marrëveshjeve teknike të dialogut teknik Prishtinë-Beograd.

Anëtarët e Komitetit Drejtues të KSPAG kanë prezantuar një analizë të hollësishme të rezultateve të aktiviteteve të cilat përfshijnë takime të drejtpërdrejta me qytetarë dhe profesionistë dhe analiza të publikuara të mediave. Ata kanë vlerësuar se sa janë arritur objektivat e parapara, sa janë dëgjuar përvojat e qytetarëve dhe në çfarë mase publiku është i informuar për benefitet e dala nga marrëveshjet teknike dhe si përmirësojnë ato jetën e tyre të përditshme.

“Aktivitetet ofruan një pasqyrë për qytetarët dhe grupet e interesit se cilat janë përfitimet konkrete nga marrëveshjet e dialogut teknik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rritën debatin se si të përdoret kjo platformë për komunikim dhe ndërveprim më të mirë midis të gjithë akterëve në shoqëri”, deklaruan anëtarët e KSPAG.

Në diskutimin e sfidave në aktivitetet e opinionit publik dhe ndikimin e publikimeve, anëtarët e KSPAG-ut analizuan kontributin e tyre në debatin publik me qytetarët dhe grupet e interesit.

Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë. Përmbajtja e marrë nga takimi është përgjegjësia e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pasqyrojë pikëpamjet e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Kosovo deserves to join the @coe.
PACE committee recommends 🇽🇰for membership, highlighting its commitment to strengthening human rights standards and addressing challenges like protecting non-majority communities' rights.
For more, read the BPRG's report:https://shorturl.at/lFNO4

Load More