Promovimi dhe komunikimi i përfitimeve nga dialogu Kosovë-Serbia, i lehtësuar nga BE

I udhëhequr nga BPRG, ky projekt synon promovimin dhe komunikimin drejt opinionit publik të përfitimeve nga dialogu teknik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u fokusuar në veprimet e shumta të komunikimit dhe punës në terren, bashkëpunimin peer-to-peer, hulumtimin dhe përfshirjen lokale.

Qëllimet përfshijnë:

Zgjerimin e mbështetjes për dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja;

Shqyrtimin e perspektivës së qytetarëve për dialogun dhe proceset e tij; 

Lehtësimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimin mes të rinjëve, OJQ-ve, opinionbërësve dhe mediave;

Rritjen e nivelit të komunikimit dhe nxitjen e një perspektive progresive për qytetarët;

Themelimin e grupit të përhershëm të OJQ-ve dhe grupit të ekspertëve të aftë për avokim dhe mbështetje të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi, që do t’i implementojë këto veprime dhe që përbëhet nga 8 OJQ rajonale:  Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), Demokracia për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe NVO Aktiv, në Kosovë; Forumi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Lëvizja Evropiane për Serbinë (EMinS),  Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) dhe Komisioni i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM), në Serbi.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Kosovo deserves to join the @coe.
PACE committee recommends 🇽🇰for membership, highlighting its commitment to strengthening human rights standards and addressing challenges like protecting non-majority communities' rights.
For more, read the BPRG's report:https://shorturl.at/lFNO4

Load More