Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Përfitimet dhe Sfidat për Kosovën

Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me një mandat për të lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Six) – Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi – për t’iu dhënë mundësi atyre të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE ). “Agjenda e Lidhjes” është komponenti më i rëndësishëm që synon të lidhë Western Balkans Six së bashku në fushën e transportit dhe energjisë, e cila më vonë u zgjerua në shkëmbimin e të rinjve dhe marrëdhënie ekonomike. Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali vendosën komunikimin midis udhëheqësve të Ballkanit, hartuan disa projekte infrastrukturore dhe nisma të reja rajonale. Përpara Samitit të vitit 2018 në Londër, shumë çështje të ngutshme mbeten të paprekura dhe bashkëpunimi midis udhëheqësve të Western Balkans Six është ende larg  asaj të kënaqshmes. Samiti i Londrës duhet të përqendrohet në tema që do të zgjidhin çështjet bilaterale dhe do të promovojnë pajtimin.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Kosovo deserves to join the @coe.
PACE committee recommends 🇽🇰for membership, highlighting its commitment to strengthening human rights standards and addressing challenges like protecting non-majority communities' rights.
For more, read the BPRG's report:https://shorturl.at/lFNO4

Load More