Artikulli më i ri i Grupit për Ballkan i titulluar “Kosova 2019: Shmangia e krizës paszgjedhore – Rrugëtimi nga certifikimi deri tek inaugurimi”, përshkruan procedurën dhe veprimet ligjore që duhet të ndërmirren nga dita e certifikimit deri te votimi i qeverisë së re.
Grafikoni i bashkangjitur e ilustron këtë proces më së miri. Po ashtu, artikulli përshkruan rolin e secilit institucion në këtë proces dhe veprimet që ato duhet të i ndërmarrin. Presidenti i Kosovës, ish kryetari i kuvendit, përfaqësuesit e partisë fituese si dhe të gjitha partitë parlamentare duhet të veprojnë në mirëbesim, respektojnë aktet e kushtetutës dhe rregulloren e punës së kuvendit, dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta përmbyllur procesin e formimit të institucioneve.