Politikbërja gjithëpërfshirëse në Kosovë dhe Serbi: Zhvillimi i harmonisë dhe paqes nëpërmjet dialogut, integrimit dhe përmirësimit të shërbimeve, punësimeve dhe njerëzve

Projekti synon të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet integrimit të minoriteteve/komuniteteve përkatëse dhe adresimit të interesave dhe nevojave të tyre për shërbime dhe vende më të mira të punës.

Komponenti i parë, i cili do të implementohet në veri të Kosovës, fokusohet në identifikimin e mekanizmave dhe akterëve që do të nxisin integrimin e ndërmarrjeve lokale publike, të cilat janë të rëndësishme për jetën e serbëve në veri.

Komponenti i dytë, i cili do të implementohet në Serbinë Jugore, fokusohet në pengesat që e vështirësojnë  integrimin institucional të shqiptarëve, dhe në çështjet kryesore për avancimin e të drejtave të minoriteteve.

Komponenti i parë është implementuar në bashkëpunim me Ekipin për Kërkime Sociale (TDI), ndërkaq i dyti është realizuar bashkë me Qendrën për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD).


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More