Projekti përbëhet nga një fushatë gjithëpërfshirëse e komunikimit, e cila për qëllim ka rritjen e ndërgjegjes qytetare për pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në Kosovë. Aktivitetet kryesore (si për shembull fokus-grupet e diskutimit – FDG, debatet e hapura) janë të vendosura në komunat e Ferizajt, Vushtrrisë dhe Drenasit, prej nga një numër i madh i luftëtarëve iu bashkuan luftës për xhihad në Siri dhe Irak.
Qëllimet e projektit:
Të ndikohet në veprime/sjellje: Të inkurajohet audienca e shënjestruar që të kërkojë më shumë informata për pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, dhe që, në bashkëpunim me insitucionet dhe partnerët relevantë, të ndërmirren masa energjike parandaluese, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit.
Të ndikohet në normat shoqërore: Të promovohet parandalimi dhe raportimi i radikalizmit në mesin e audiencës së shënjestruar, dhe atë në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit. Këtu përfshihet parandalimi dhe raportimi i vendeve të rekrutimit, identifikimi i synimeve të tyre, besimet, mjetet e bindjes, etj. Po ashtu, fushata jonë do të përpiqet të ndikojë në normat shoqërore, në mënyrë që audienca e shënjestruar të bisedojë me moshatarët e tyre për rreziqet e mëdha që bartë me vete përfshirja e drejtpërdrejtë në aktivitete terroriste.
Të rritet vetëdijësimi publik dhe njohuritë për pasojat e radikalizmit, dhe për rëndësinë e kundërshtimit të ideologjive të dhunës ekstreme (VE) – qoftë me fjalë apo në praktikë. Në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e tjera, “Mbështetja e Premtimit” do t’ia ofrojë audiencës mundësinë e të mësuarit për ekstremizmin dhe radikalizmin fetar, por edhe do të ngris shqetësimet e tyre dhe do t’i adresojë çështjet relevante nëpër forumet e pas fushatës që do t’i organizojmë ne.