Avokimi i nivelit të lartë për përfshirjen e komunitetit RAE dhe institucionalizimin e të drejtave të tyre

BPRG do të zhvillojë një Strategji të Avokimit për të ndihmuar implementimin e programit katërvjeçar për institucionalizimin dhe përfshirjen sociale të nevojave të komunitetit RAE. BPRG do të shërbejë si kanal i tyre kryesor i avokimit për avancimin e dialogut me qeverinë qendrore dhe komunitetin e donatorëve.

Projekti udhëhiqet nga Fondacioni HEKS dhe implementohet nga Terre des Hommes, Delegacioni në Kosovë, dhe nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE), dhe ai e mbulon gjithë vendin, gjegjësisht komunat specifike – varësisht nga ndërhyrjet. Për të arritur një institucionalizim të suksesshëm të ndërhyrjeve të dëshmuara si të suksesshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve RAE në Kosovë, implementuesit e projektit janë mbështetur nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) gjatë përpjekjeve për avokim për përfshirjen sociale dhe integrimin e Komunitetet RAE në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e përfshirjes sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së komunitetit RAE. Kjo do të arrihet përmes nxitjes së dialogut politik, fuqizimit, ngitjes së standardit dhe institucionalizimit të ndërhyrjeve të testuara e të dëshmuaara si të suksesshme në fazën e mëparshme. Fushat kryesore të ndërhyrjes së projektit janë dialogu politik, këshillimi për migracionin, mbrojtja e fëmijëve, arsimi, zgjidhja/përmirësimi i problemit të banimit, punësimi dhe të ardhurat.

Rezultatet e pritura

  1. Të sigurohen komentet e hollësishme rreth planit të institucionalizimit – të përgatitura nga implementuesit;
  2. Të lehtësohen aktivitetet e nivelit të lartë të avokimit, që ndërlidhen me institucionalizimin e ndërmarrë nga implementuesit;
  3. Të mbështeten implementuesit gjatë zhvillimit të strategjisë së avokimit për implementimin e planit të institucionalizimit;
  4. Të sigurohet ekspertiza teknike për implementuesit, e cila ndërlidhet me aktivitetet e avokimit për projektin;



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More