Projekti promovon fuqizimin demokratik, bashkëpunimin dhe dialogun për reforma, për t’i dhënë kështu fund krizës politike, nëpërmjet diskutimeve për Dialogun Politik që zhvillohen në kuadër të tij. Tryezat e rrumbullakëta për Dialogun janë njëri prej aktiviteteve të BPRG-së, që si pilot-projekt u lansua me sukses në mars të vitit 2016, kur anëtarët e lartë të partive politike u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët që në fokus kishte gjetjen e rrugëdaljes nga kriza. Granti u përdor për mbështetjen e diskutimeve për Dialogun, të cilat u organizuan nga muaji mars deri në maj të vitit 2016.
Qëllimi:
Synimi përfundimtar i projektit është zgjidhja e krizës politike dhe parandalimi i shfaqjes së dhunës, si dhe shtyrja përpara e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.
Duke ndihmuar zhvillimin e raporteve të punës mes gjithë partive politike do të krijohet një atmosferë “më normale” e punës, e cila do të kontribuojë në kthimin e funksionalitetit të plotë të institucioneve – veçanërisht Kuvendit.
Përmes identifikimit të temave dhe çështjeve me interes të përbashkët, projekti do të shpiej drejt një marrëveshje politike të nxitur nga reformat, e cila i adreson pikat kryesore të mosmarrëveshjes dhe që rezulton me reforma dhe zgjidhje konkrete politike.
Projekti jep një kontribut të rëndësishëm në parandalimin e dështimit të shtetit, i cili ka gati dy vjet që duket në horizont.
Qëllimet përfshijnë:
Arritjen e konsensusit për çështjet kryesore politike të Kosovës (përfshirë këtu dialogun me Serbinë)
Mundësimin e funksionimit të plotë të institucioneve (përfshirë këtu kthimin e partive opozitare në Kuvend)
Zhvillimin e kulturës së dialogut politik në Kosovë.