Grupi për Ballkan organizoi fokus grup me të rinjtë mbi dialogun Kosovë – Serbi

Prishtinë, 24 shkurt 2022

Grupi për Ballkan, në vazhdën e aktiviteteve mbi Bashkëpunimin Rajonal dhe Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore, organizoi fokus grupin “Të rinjtë dhe Dialogu Kosovë-Serbi”. Pjesëmarrës të këtij fokus grupi ishin studentët e fushave të ndryshme, të cilët shprehën nevojën e vazhdimit të dialogut deri në arritjen e një zgjidhje përfundimtare. Shumica e të rinjëve, u shprehën  se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, është tejzgjatur dhe kjo shpesh ka ndikuar në stagnimin e zhvillimit të të dyja vendeve pa përjashtim. Sipas tyre, alternativë e vetme është vazhdimi i dialogut duke përmbyllur status quon dhe nevojë imediate është drejtimi në të ardhmen duke mos ngrirë mundësitë për zhvillim të të dyja vendeve.

Disa nga të rinjtë u shprehën se një ndër mangësitë e procesit të dialogut në tërësi, është mosinformimi i duhur dhe i drejtë nga të dyja palët, karshi qytetarëve, duke pasë parasysh se mjegulla që shpesh ekipet e negociimit kanë lënë pas takimeve, vetëm ka thelluar shqetësimet e qytëtarëve dhe dyshimet e tyre mbi gjithë procesin, madje edhe ka ndikuar nw ndasitë mes dy shoqërive, marrw parasysh edhe deklaratat e paqarta të ekipeve përkatëse.

Të rinjtë që ishin pjesë e fokus grupit, do të marrin pjesë në fushatën e Grupit për Ballkan “Miqtë e Dialogut”, e cila ka për synim të promovojë dialogun ndërmjet dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë) dhe shoqërive të tyre.

Ky projekt financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More