Kosova dhe zgjedhjet: Çfarë mund të Përmirësohet?

Tetor 2018 – Reforma zgjedhore është një prej temave më të diskutuara në vitet e fundit në Kosovë. Faktorët lokal, në veçanti shoqëria civile dhe ata ndërkombëtar vazhdojnë të insistojnë se Kosova duhet të bëjë reformë thelbësore të kuadrit zgjedhor. Megjithatë, pas një numër përpjekjesh, partitë politike kanë dëshmuar se nuk kanë vullnet për ta bërë reformën. Zgjedhjet e reja, kryesisht të parakohshme, mbahen dhe më pas vlerësohen më të mira pas çdo cikli të ri në krahasim me zgjedhjet paraprake. Mirëpo, kjo nuk qëndron me komunat e veriut të vendit dhe komunat tjera në jug me shumicë serbe ku zgjedhjet që nga viti 2013 janë manipuluar tërësisht përmes shtrirjes së ndikimit të Beogradit.

Vështirë të pritet ndonjë ndryshim i shpejtë i qëndrimeve politike sa i përket reformës, aq më pak në periudhën ku skena politike po mirret me tema tjera po ashtu të rëndësishme. Prandaj, në mungesë të një reforme të thellë të sistemit zgjedhor, raporti Kosova dhe Zgjedhjet: Çfarë Mund të Përmirësohet?, adreson problemet e sistemit aktual dhe rekomandon përmirësime në kuadër të ligjit zgjedhor ashtu që procesi i administrimit të zgjedhjeve dhe procesimi i rezultateve të bëhen në mënyrë sa më efikase.

Këto përmirësime, siç janë shtjelluar në raport, nuk kërkojnë shumë debat politik, mund të realizohen lehtësisht, dhe mund të ndikojnë dukshëm në rritjen e besimit në procesin zgjedhor, eliminimin e vonesave dhe procesimin e shpejtë të rezultateve.

Raporti, Kosova dhe Zgjedhjet: Çfarë Mund të Përmirësohet? është hulumtuar dhe publikuar në partneritet me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP). Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës (menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) si dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë. 


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More