Projekti ka synim fuqizimin e kapaciteteve të brendshme të Grupit për Ballkan (si psh. sigurimin e trajnimeve për stafin, blerjen e softuerit të statistikave) dhe rritjen e cilësisë së produkteve të tij. Granti ia mundëson BPRG-së shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve të veta njerëzore ekzistuese dhe atyre në ardhje, si dhe rritjen e aftësisë për avokim të sukesshëm për ndryshim të politikës.
Qëllimet:
Projekti i propozuar aspiron arritjen e këtyre rezultateve:
- Rritjen e cilësisë së rezultateve të hulumtimeve të ekspertëve të BPRG, nëpërmjet përvetësimit të aftësive dhe mjeteve kuantitative;
- Fuqizimin e zhvillimit të një lëmie të re programatike dhe plotësimi i ekspertizës ekzistuese me instrumentet të nevojshme për hulumtime dhe analiza të kualitetit të lartë;
- Zhvillimin e mjeteve dhe burimeve njerëzore, për arritjen e një dukshmërie dhe ndikimi më të madh të punës së BPRG;
- Angazhimin e mjeteve inovative për rritjen e interesimit të institucioneve, mediave dhe publikut për punën e BPRG;
- Fuqizimin e strukturave qeverisëse të brendshme me qëllim të shfrytëzimit të plotë të potencialit të Bordit Drejtues dhe Bordit Këshillëdhënës, për të kontribuuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të BPRG.