Pjesëmarrja dhe Përfaqësimi i Kosovës në Organizata Rajonale – Hartimi i boshllëqeve dhe mundësive

Published at: 22 Nën 2021

Raporti i ri i politikave i Grupit për Ballkan “Pjesëmarrja dhe Përfaqësimi i Kosovës në Organizata Rajonale – Hartimi i boshllëqeve dhe mundësive”, ofron një udhëzim të detajuar për institucionet qeveritare të Kosovës, duke i paraqitur atyre një pasqyrë të qartë të nivelit të përfaqësimit të Kosovës në organizatat rajonale, kundrejt vendeve të tjera të BP6. Dokumenti ofron detaje mbi organizatat në të cilat Kosova është anëtare e plotë dhe ato në të cilat nuk është anëtare. Ai jep informacion të plotë për fushat e punës së çdo organizate, strukturën e qeverisjes dhe procedurat e rekrutimit. Së fundi, ky raport synon të jap rekomandime se si të rritet përfaqësimi i Kosovës në secilën nga organizatat rajonale ku Kosova është anëtare, dhe të synojë ato në të cilat ajo nuk është ende anëtare.